Shpendi në vend të Brojës?

Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, sipas të cilave, do të ketë një ndryshim të detyruar në radhët e Kombëtares shqiptare për grumbullimin e shtatorit.

Shkak i këtij ndryshimi është mungesa e Armando Brojës, i cili bëhet e ditur se është dëmtuar në stërvitje me ekipin e Bërnlit në javën e fundit dhe do të mungojë në dy sfidat.

Tani mbetet të mësohet nga FSHF nëse këto informacione të publikuara nga mediat italiane përputhen me realitetin, teksa sot pasdite pritet të nisë grumbullimi i ekipit.

sfidanti.al