E vranë apo vrau veten ? Edhe për Flamurtarin, për të cilin thuhej se kishte ardhur me mision të madh në këtë kampionat, kjo pyetje ndez dyshime! Çfarë nuk kemi dëgjuar për Flamurtarin, që do të bëhet më stadium të paparë, një stadium ndryshe nga bota, i qarkur plot me “kulla futbolli” dhe mrekullia e fundit..një projekt me Real Madridin, që vjen si dhuratë nga lart. Jo nga zoti, por nga qeveria!
Ishalla në projektin galaktik që kanë nuk ndryshon emri i Flamurtarit, siç ndodhi me Dinamo Sity. Por, le të zbresim në tokë, mos fluturojmë me prasë, në tokën hallemadhe që quhet ..Superligë. Atje ku futbolli nuk merret vesh kur mbaron dhe kur fillon një kampionat i ri.
E dini çfarë ndodhi në javën e parë? Edhe kur nuk e pret ne besë FSHF-ja , siç ka ndodhur tërë këto vite me Flamurtarin , vlonjatet u vetëvranë në Elbasan me një autogol , që nuk ngjasonte me autogolat e shumices..
Të shënosh në portën tënde qysh në javën e parë të kampionatit , kur në letra po bëhen plane galaktike për klubin, do të thotë se në qiell jemi të lumtur, kur zbresin në tokë na shperthejne hallet… !
K.Shabani