Çinari bëhet “sheik”, zbulohet skuadra e re

Erald Çinari ka vendosur të vijojë karrierën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Al Jabalain, që militon në ligën e dytë.

Marrëveshja thuhet se ka një vlerë totale prej rreth 800 mijë dollarësh. Për Çinarin kjo është hera e parë që largohet nga Europa për t’u transferuar në Azi.

Në të kaluarën ai është aktivizuar me Partizanin dhe Vllazninë në Shqipëri, Samsunspor në Turqi, Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni dhe Noah në Armeni.

Me skuadrën armene zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 12 asiste në 2024-25. Për Çinarin, Al Jabalain do të jetë klubi i gjashtë në rrugëtimin e tij profesionist. Kalimi i tij është mbështetur fuqimisht nga drejtuesit dhe trajneri i klubit saudit.

Çinari u përfol për një rikthim në Superiore, por këto dilema tashmë kanë marrë fund.

sfidanti.al