Kapllanaj: Bylisi me stadium të ri

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport në prag të sfidës së sotme kundër Tiranës. Numri 1 i skuadrës mallakastriote ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e skuadrës, duke garantuar se Bylisi shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një stadiumi të ri.

“Kishim vendosur që të bënim disa rikonstruksione në stadiumin aktual, por shumë shpejt do të ndërtojmë një stadium të ri. Në bashkëpunim me Qeverinë dhe Federatën shpresojmë që të fillojmë të ndërtojmë një stadium të ri. Kemi marrë garanci edhe nga Ministria edhe nga Federata dhe shpresojmë që nga janari të fillojmë të ndërtojmë një stadium të ri, komod dhe modern”, ka thënë presidenti i Bylisit.

Kapllanaj ka folur edhe për merkaton, duke deklaruar se është i kënaqur me afrimet, por thekson se merkato e Bylisit nuk është kurrë e mbyllur, pasi punohet gjatë gjithë kohës për të bërë goditje si në blerje edhe në shtije lojtarësh.


sfidanti.al