Chelsea vazhdon të shtyjë fort për transferimin e Xavi Simons. Sipas raportimeve të Sky Sports, klubi londinez ka bërë një hap të rëndësishëm në garën për mesfushorin holandez, duke planifikuar t’i ofrojë një kontratë të gjatë që do ta lidhte me “blutë” deri në vitin 2031.
Mësohet se termat personalë mes palëve tashmë janë arritur në mënyrë verbale, ndërsa detajet pritet të hidhen me shkrim gjatë javës së ardhshme.
Megjithatë, për të realizuar këtë operacion, Chelsea duhet të bëjë ndryshime në repartin ofensiv. Shitjet e Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson do të ishin të domosdoshme, duke sjellë një riorganizim të rëndësishëm në sulmin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ky lëvizje tregon qartë strategjinë e klubit për të investuar në të ardhmen dhe për të ndërtuar një projekt të gjatë rreth talentit 22-vjeçar, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve europianë.
sfidanti.al