Dinamo ka finalizuar një lëvizje të madhe në merkato, duke firmosur me Bernard Berishën.
Klubi kryeqytetas i ka surprizuar të gjithë, ndërsa sulmuesi pritej te Ballkani.
Berisha rikthehet në Superiore, ku më parë ka luajtur me Skënderbeun dhe Besën.
NJOFTIMI:
Bernard Berisha vishet blu!
Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.
Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi.
Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.
sfidanti.al