Bylisi prezanton mbrojtësin Mousa

Bylisi ka zyrtarizuar blerjen më të re në këtë sesion të merkatos. Mbrojtësi Mohamed Mousa Koita ka firmosur me klubin ballshiot.

“Bylis ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e mbrojtësit të qendrës nga Mali, Mohamed Mousa Koita.

Lojtari i datëlindjes 3 Nëntor 2006, vjen në klubin tonë pas eksperiencës në kampionatin tunizian dhe është me mjaft perspektivë, duke u konsideruar si një afrim i goditur në prapavijën tonë, për të tashmen por edhe për të ardhmen. I urojmë mirëseardhjen mbrojtësit shtatlartë Mohamed Koita dhe suksese me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakstriot.

sfidanti.al