Sezoni i ri në futbollin shqiptar nuk do të nisë më 23 gusht, siç ishte njoftuar fillimisht, por më herët.
Federata Shqiptare bën të ditur se, Kategoria Superiore do të fillojë më 19 gusht, katër ditë më herët se data e planifikuar fillimisht.
Ndërkohë, Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.
Ky ndryshim vjen pak më shumë se dy javë para startit të sezonit. Ende nuk janë dhënë shpjegime zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi. Klubet duhet të përshtasin planet e tyre të përgatitjeve sipas kalendarit të ri.
sfidanti.al