Sulmuesi Albers Keko ka kaluar me sukses operacionim, pas dëmtimit të pësuar ndaj Nome Kalju.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Partizanit.
Operacioni është kryer me sukses dhe lojtari është në gjendje të mirë. Pas disa ditësh, ai do të fillojë fazën e rehabilitimit. Programi i rikuperimit do të jetë i detajuar dhe i monitoruar nga stafi mjekësor i klubit.
“Albers Keko ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Nome Kalju. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, ka shkruar klubi.
sfidanti.al