Rikthimi i Randal Kolo Muani te Juventusi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Pengesat kryesore janë mungesa e një marrëveshjeje për shitjen e Vlahovic dhe Douglas Luiz, si dhe afrimi i Jonathan David.
PSG-ja kërkon 45-50 milionë euro për kartonin e sulmuesit francez, një shifër që për momentin është e papërballueshme për bardhezinjtë. Ndërkohë, Newcastle ka hyrë fuqishëm në garë pas largimit të Alexander Isak drejt Liverpoolit.
Klubi anglez ka fonde të mëdha dhe e ka vënë në shënjestër Kolo Muani si një nga kandidatët kryesorë për sulmin. Megjithatë, ai nuk është i vetmi në listën e “Magpies”, ku figurojnë edhe emra si Wissa, Ramos, Watkins e Nico Jackson.
Nëse situata te Juventusi nuk zhbllokohet shpejt, Kolo Muani mund të ndryshojë destinacion, pavarësisht premtimit të dhënë ndaj klubit torinez.
sfidanti.al