Kristal Abazaj është transferuar në Kosovë. Kampionët në fuqi, Drita, ka njoftuar afrimin e sulmuesit 29-vjeçar. Klubi bën të ditur se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë dyvjeçare. Për Abazajn kjo do të jetë aventura e parë në Kosovë, pasi më parë ka luajtur me ekipe si Luftëtari, Kukësi dhe Tirana në Shqipëri, por edhe me skuadra të njohura si Anderlecht në Belgjikë, Osijek në Kroaci dhe Istanbulspor e Ankaragucu në Turqi.
POSTIMI:
Një tjetër emër i madh i bashkohet skuadrës sonë. Mirë se vjen Kristal Abazaj! Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin më të ri të klubit tonë Kristal Abazaj, një lojtar me eksperiencë dhe cilësi të lartë që i shtohet repartit ofensiv. Pas një angazhimi dhe vendosmërie të madhe, drejtori ynë sportiv Valon Zymberi ka arritur të mbyllë me sukses marrëveshjen që sjell Kristalin në radhët tona. Abazaj ka firmosur një kontratë dyvjeçare. Ai pritet të jetë një armë e fortë për trajnerin Ramadani. Mirë se vjen Kristal.
sfidanti.al