FIFA ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit me një gjobë prej 50 mijë frangash. Shkak për këtë janë bërë incidentet në ndeshjen ndaj Andorrës, në stadiumin e Leskovcit.
Përveç gjobës, organi më i lartë i futbollit ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit, plot 8.100 vende për përballjen e ardhshme ndaj Anglisë. Sipas vendimit zyrtar, nëse incidentet nuk ndalen, penalizime të ngjashme mund të aplikohen edhe në sfidën e ardhshme ndaj Shqipërisë.Kjo nënkupton se dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd mund të zhvillohet me një numër të kufizuar tifozësh ose edhe me tribunat plotësisht të boshatisura.
Sfidanti.al