Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për tutin e tretë kualifikues të Confernce League. Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në turin e tretë të këtij turneu, sigurisht që ekipet shqiptare më parë duhet të kalojnë me sukses turin e dytë kualifikues.
Nëse eliminon Dinamon e Minskut, Egnatia do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana-Inter Eskaldes në turin e tretë.
Nëse eliminon Vikingurin, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit Boltfelag-Brondby.
Nëse eliminon Atletic Escaldes, Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Zire-Hajduk Split në turin e tretë të Conference League.
Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht.
sfidanti.al