Një festë e paparë, e mbushur me fishekzjarre dhe flakë, u zhvillua në Roterdam, mbas fitores 3-1 së Fejendorit ndaj Heraklesit që i siguroi titullin e kampionit të Holandës këtij ekipi roterdamas, mbas plot 18 vitesh. Nëpër rrugët e këtij qyteti, festa e zhurmshme vazhdoi deri në orët e para të ditës së nesërme, kur tifozët shkuan në shtëpi që të flinin, por që, më pas, ta vazhdonin festën aty, ku e lanë! Kampionët, të hipur në një autobus të hapur, bënë paradën fitimtare nëpër rrugët e Roterdamit, ndërkohë që tifozët ndiznin, pa ndërprerje, pishtarë flake, duke e nxehur dhe duke e elektrizuar atmosferën.
Epiqendra e festës ishte qendra e qytetit, sheshi Hofplein, ku, të gjithë, futbollistët në ballkonin e bashkisë dhe tifozët që kishin mbushur plot e plot këtë shesh të madh, kënduan në kor këngën “Ne nuk jemi vetëm” dhe, midis tyre, në tribunë, sigurisht, që dallohej heroi kryesor i kësaj feste, futbollisti veteran 36-vjeçar, Dirk Kajt, që në ndeshjen e fundit kundër Heraklesit shënoi tre gola, ndërsa u bë edhe golëshënuesi më i mirë i Ederevises (kampionatit holandez). Tifozët e Fejenordit janë më të rrezikshmit, kur është fjala për zënka e konfrontime fizike, por, kësaj here, ata ishin më të mirët!
Sfidanti.al