Roger Federer nuk do të jetë i pranishëm në Roland Garros, turneun e dytë Grand Slam të vitit. Në fakt tenisti zvuiceran ka vendosur që të mos jetë në asnjë prej turneve më sipërfaqe dheu në këtë sezon dhe këtë ai e bën në mënyrë që të zgjasë karrierën e tij të lavdishme. 35 vjecari e komunikoi vendimin e tij nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e tij të internetit duke theksuar se ky vendim i marrë prej tij ishte i duhuri. Tenisti nga Bazeli pranoi se për të ka ardhur koha që të modifikojë kalendarin e tij për të patur jetëgjatësi në fushën e lojës. Roger Federer bëri një start fantastik të sezonit duke fituar 3 turne të rëndësishëm, Australian Open dhe turnetë Masters të Indian Wells dhe Miamit. Tani ai do të fokusohet për turneun mitik të Wimbledon që do të startojë në 3 korrik dhe ku ai ka triumfuar 7 herë.
sfidanti.al