“Tuttosport” raporton se Juventusi është shumë pranë transferimit të sulmuesit kanadez Jonathan David, si lojtar i lirë. Klubi bardhezi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin në lidhje me pagën e tij: 6 milionë euro neto për sezon plus 2 milionë euro bonuse. Megjithatë, detaje të rëndësishme si bonusi i nënshkrimit dhe tarifat e agjentit mbeten ende për t’u zgjidhur. Ardhja e sulmuesit kanadez hap rrugën për largimin e Dusan Valhovic. Sulmuesi serb duket gjithnjë e më larg “Zonjës së Vjetër” dhe me ardhjen e Jonathan David, ai nuk pranon të jetë sulmues rezervë, pasi plani i klubit bardhezi është të krijojë një dyshe sulmuese Kolo Muani-Jonathan David. Sipas informacionit të publikuar nga Tuttosport, një takim i drejtpërdrejtë pritet në orët në vijim midis drejtuesve të Juventusit dhe vetë lojtarit, i cili aktualisht është me ekipin kombëtar kanadez në Minesota, ku po luan në Gold Cup. Juventusi, nga ana tjetër, është në Florida për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, gjë që ka lehtësuar rastësinë gjeografike për të ecur përpara me operacionin për nënshkrimin me Jonathan David.
sfidanti.al