Muçi mbetet në Stamboll…për momentin

E ardhmja e Ernest Muçit mbetet në ajër. Sulmuesin e Kombëtares shqiptare e lidhin me një rikthim te Legia e Varshavës. Në anën tjetër, Muçi si pjesa tjetër e skuadrës së Beshiktashit, i është nënshtruar testeve mjekësore për sezonin e ri. Fokusi më i madh është në Ligën e Europës. Rrugëtimi i Beshiktashit do të nisë nga turi i dytë kualifikues. Dhe skuadra pritet të pësojë disa ndryshime, pasi nuk ka kënaqur pritshmëritë e drejtuesve turq.

sfidanti.al