Cristiano Ronaldo ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike deri në vitin 2027, duke firmosur një kontratë të re me Al Nassr që do ta mbajë aktiv edhe pas ditëlindjes së tij të 42-të.
Kontrata rekord përfshin një pagesë prej 200 milionë eurosh në sezon, plus 60 milionë euro në vit nga të drejtat e imazhit. Qëllimi sportiv i CR7 mbetet arritja e 1000 golave në karrierë.
Kjo marrëveshje ka rizgjuar gjithashtu interesin për rivalitetin e tij me Lionel Messin. Al Hilal ka rinisur përpjekjet për të bindur yllin argjentinas të transferohet në Arabinë Saudite.
Mediat në Lindjen e Mesme, raportojnë për një takim mes drejtuesve të klubit dhe babait-menaxher të Messit në SHBA.
Më parë Messi kishte refuzuar një ofertë prej 1.2 miliardë dollarësh për katër vite. Nëse tratativat konkretizohen, sfida Ronaldo-Messi mund të rikthehet pas disa vitesh shkëputjeje.
sfidanti.al