Laçi gjen trajner në Portugali

Laçi u ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri. Në stol është zgjedhur portugezi Rui Amorim. 48-vjeçari do të drejtojë Laçin në Kategorinë e Parë, me synimin që është rikthimi në Superiore. “KF Laçi ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025. Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC. KF Laçi i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re”, thuhet në njoftimin e klubit.


sfidanti.al