Historike në NBA, Oklahoma shpallet për herë të parë kampione

Ekipi i Oklahoma City Thunder u shpall sot kampion në NBA për sezonin sportiv 2024-2025. Në finalen e shtatë “play-off” të luajtur në fushën e tij, ekipi i Thunder mundi 103-91 Indiana, duke fituar 4-3 serinë. Ky është titulli i parë në histori për Oklahoma. Kishte 9 vite që titulli kampion nuk vendosej në finalen e shtatë, ku përballë ishin dy skuadra surprizë. Një triumf i merituar për Oklahoma, që ishte edhe skuadra me e mirë në sezonin e rregullt, që ngriti lart trofeun para tifozëve të saj. Në sfidën e luajtur sot, vendimtar dëmtimi i Tyrese Haliburton për Indiana në mesin e periodës së parë (kishte shënuar 9 pimë në shtatë minuta). Edhe pse miqtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi 48-48 në të dytën nuk patën mundësi të rivalizojnë. Oklahoma, falë Alexander Shai, protagonist në fushë me 29 pikë e 12 asist, arriti të shkëputet deri në +22 pikë në pjesën e dytë. Mirë u paraqitën edhe Jalen Williams me 20 pikë e Chet Holmgren me 18 pikë. Alexander Shai u shpall edhe MVP i finaleve, një çmim më se i merituar për liderin e Oklahoma, një skuadër e re në moshë dhe me shumë talente. Kjo do të thotë se një cikël i ri ka nisur për këtë ekip, që premton shumë edhe sezonin e ri.

NBA-Finalet play off

Nd.1, Oklahoma – Indiana, 110-111

Nd.2, Oklahoma – Indiana, 123-107

Nd.3, Indiana – Oklahoma, 116-107

Nd.4, Indiana – Oklahoma, 104-111

Nd.5, Oklahoma – Indiana, 120-109

Nd.6, Indiana – Oklahoma, 108-91

Nd.7, Oklahoma – Indiana, 103-91 (4-3)

sfidanti.al