Daku, Rubin Kazan “josh” sulmuesin kuqezi

Verë e nxehtë kjo për Mirlind Dakun, me të ardhmen e sulmuesit shqiptar që është ende në pikëpyetje. Së fundmi, lojtari shqiptar i Rubin Kazan mori një ofertë nga Zenit, por në fund, transferimi dështoi, pasi nuk u arrit marrëveshje. Sipas “Sport Baza”, Rubin Kazan shpreson të mbajë në skuadër Dakun dhe për këtë arsye i ka propozuar një pagë vjetore prej 2.2 milionë euro në vit, shifër kjo që shkon deri në në 3.8 milionë euro, nëse llogarisim edhe bonusin e besnikërisë. Sipas asaj që shkruhet, klubi dëshiron rinovimin me lojtarin deri në vitin 2029. 27-vjeçari ka luajtur dy sezone me Rubin Kazan.

sfidanti.al