Ndërsa të gjithë presin Brajan Grudën, një tjetër lojtar mund të lërë Gjermaninë për të luajtur me Shqipërinë.
Nelson Weiper, në një deklaratë të dhënë për “Kicker”, ka zbuluar se është kontaktuar nga Kombëtarja A e Shqipërisë.
“Te Shqipëria më kanë kontaktuar dhe tashmë më duan për ekipin kombëtar të të rriturve. Është vërtet një burim krenarie kur ekipi i të rriturve të një vendi të dëshiron.
Dua të tregoj talentin tim në ekipin gjerman U21 dhe të luaj për Gjermaninë sa më gjatë të jetë e mundur.
Nëse gjërat nuk funksionojnë për Gjermaninë në një moment, Shqipërinë e shoh si një mundësi shumë të mirë”, tha Weiper.
sfidanti.al