Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Strugës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Pas largimit nga Tirana, tekniku korçar nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur menjëherë aventurën e re. Shkëmbi bëhet trajneri i dytë te Struga nga Shqipëria, pas Shpëtim Duros, i cili fitoi edhe titullin kampion. Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut.
sfidanti.al