Florian Wirtz është zyrtarisht lojtar i Liverpoolit, pas një transferimi rekord prej 140 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen. Gjermani 22-vjeçar kreu me sukses testet mjekësore dyditore dhe firmosi një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez.
Wirtz refuzoi ofertat nga Manchester City dhe Bayern Munich për tu bashkuar me të kuqtë. Me këtë lëvizje, Liverpool e theu rekordin e mëparshëm të klubit për një transferim, që mbahej nga Darwin Nunez.
Klubi anglez ka në plan të shpenzojë mbi 200 milionë euro këtë verë, me Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giorgi Mamardashvili si përforcimet e tjera.
Liverpool po kërkon gjithashtu edhe një qendërmbrojtës dhe një sulmues, sidomos nëse largohet Nunez. Alexander Isak i Newcastle mbetet një nga objektivat kryesorë, por kërkesa e lartë për të, rreth 150 milionë paund, e vështirëson marrëveshjen.