Tre futbollistë të Kombëtares shqiptare pritet të ndryshojnë skuadër gjatë kësaj merkatoje vere.
Adrijon Pajaziti ka arritur marrëveshje me Hajdukun e Splitit, pas një sezoni pozitiv me Gorica dhe pas mbylljes së kontratës me Fulhamin. Edhe pse Rijeka ishte favorite, trajneri Gonzalo Garcia dhe drejtori Vuçeviç bindën mesfushorin të zgjedhë Hajdukun.
Arbër Hoxha është në orbitën e Hull Cityt, me trajnerin Sergej Jakiroviç që kërkon ta marrë nga Dinamo Zagreb. Klubi kroat e vlerëson sulmuesin e Shqipërisë rreth 1 milion euro, një shumë e përballueshme për ekipin anglez.
Ndërkohë, Rey Manaj pritet të largohet nga Sivaspor, por mund të qëndrojë në Turqi. Për të ka interes nga Samsunspor, që do të luajë në Europë sezonin e ardhshëm. Klubi turk synon të përforcohet dhe Manaj shihet si një nga objektivat kryesorë për sulmin.