Flamengo mposhti Chelsean me një fitore bindëse 3-1.
Anglezët kaluan të parët në avantazh me golin e Pedro Netos në minutën e 13.
Megjithatë, pjesa e dytë solli një përmbysje spektakolare të brazilianëve. Bruno Henrique barazoi shifrat në minutën e 62-të, ndërsa Danilo kaloi brazilianët në avantazh 3 minuta më vonë.
Situata u përkeqësua për Chelsean kur Jackson u ndëshkua me karton të kuq. Wallace Yan shënoi golin e tretë për Flamengon, duke vulosur rezultatin dhe kualifikimin. Kjo ndeshje konfirmoi dominimin e ekipeve nga Amerika Latine në këtë fazë të turneut.
sfidanti.al