Jack Grealish është shtrirë, duke marrë rreze dielli, duke shijuar një pije dhe duke u relaksuar gjatë pushimeve në Greqi. Nuk e imagjinon aspak se është në prag të një mashtrimi nga një person që, nën pretekstin e një autografi, i bën të firmosë faturën e tij personale. Një video që është bërë virale në TikTok tregon të gjithë skenën, veçanërisht se si futbollisti i Manchester City bie në grackë me një thjeshtësi çarmatosëse. Mjafton pak që ai të bindet për të firmosur atë letër; e bën me buzëqeshje në fytyrë dhe më pas rikthehet të shtrihet në divanin e rehatshëm, vetëm pak hapa larg pishinës dhe detit kristal.
Pamjet tregojnë qartë çfarë ndodhi: në videon e shkurtër duket një person që i afrohet futbollistit, i cili e pret me mirësi dhe me kënaqësi i jep një “autograf”. Në të vërtetë, ai po firmos krejt tjetër gjë… faturën e klubit. Skena përfundon me një shtrëngim duarsh dhe autori i “shakasë” që ia kthen fletoren kamerierit me “miratimin e pagesës” të firmosur nga Grealish.
Bujaria e futbollistit, i gatshëm të paguajë një “pije”
A është e mundur që Grealish të jetë mashtruar në këtë mënyrë? Tabloidët janë të bindur se nuk e ka kuptuar situatën, por duke gjykuar nga precedentët, nuk do të ishte surprizë nëse vetë ka ofruar të paguajë faturën. Në marsin e kaluar, ai bëri një dhuratë të këndshme për klientët e një lokali: nxori nga xhepi rreth 600 euro dhe pagoi pijet e të gjithëve që ndodheshin aty në atë moment.
sfidanti.al