Befasi në merkato. Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 milionë euro për një yll të katalanasve. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Raphinha, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në “Camp Nou”. Raphinha luajti 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe duke dhënë 25 asiste. Ai është sot një nga 5 lojtarët më në formë të momentit. Barcelona po tundohet, pasi 150 milionë euro nuk refuzohen lehtë.
sfidanti.al