Distria Krasniqi është shpallur nënkampione e botës në xhudo në Budapest të Hungarisë. Në finale, në kategorinë deri në 52 kg, xhudistja kosovare u mposht nga japonezja, Uta Abe. “E preku finalen e madhe. Ishte duke punuar mirë, por japonezja Abe shfrytëzoi një gabim dhe kaq mjaftoi. Xhudo e federata jonë vazhdojnë tutje. Medalja numër nëntë nga Kampionatet Botërore. Ne do të ecim përpara, s’do të të ndalemi asnjëherë”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetet sociale trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin mposhti brazilianen Jessica Pereira, ndërsa më pas ishte radha e xhudistes nga Porto Riko, Francine Echevarrian. Në çerekfinale, mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, ndërsa në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler.
sfidanti.al