Gjimshiti: Për fitore ndaj Serbisë

Berat Gjimshiti foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Ai zbuloi porosinë nga gjyshërit, ndërsa refuzoi të përgjigjej pyetjes për bashkëshorten serbe.

“Kemi bërë shumë stërvitje dhe mendoj se jemi gati. Tifozët e Shqipërisë, janë më të mirët në botë. Gjithmonë kanë qenë shtysë për ne dhe mendoj se edhe nesër do të jetë.

Kisha 3-4 ditë pushim dhe shkoja të takoja gjyshërit në vendlindje. Vitet e kaluara kam pasur pak kohë dhe ishte një gjë e rëndësishme që ta bëja. Porosia ishte ajo që dimë të gjithë. Jemi 100% të fikusuar te ndeshja. Ne futemi me synimin për të fituar ndeshjen, ndaj një kundërshtari të fortë.

Ka disa gjëra emocionale, që mund t’i ndjekin disa lojtarë. Duhet të fokusohemi te futbolli dhe te ndeshja. Emocionet duhen në një ndeshje futbolli, por duhen mbajtur dhe të fokusohemi te fusha.

Në fushë duhet të japim gjithçka dhe pastaj tifozët do na duartrokasin. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje. Me Samardzic kemi folur, por nuk do e them këtu. I gjithë ekipi i Serbisë ka lojtarë të fortë. Duhet të jemi të fokusuar te i gjithë ekipi.

Bashkëshortja serbe? Nuk kam ardhur këtu për tu përgjigjur për jetën private, por vetëm për futbollin. Këtu jam për çështjet e futbollit dhe jo për jetën private”, deklaroi Gjimshiti.


sfidanti.al