Mbrëmjen e së martës, Jadon Sancho ka zyrtarizuar largimin nga Chelsea, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tij në Londër. Sulmuesi anglez ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se nuk do të vazhdojë me “Blutë”, ndërkohë që klubi londinez ka paguar një penalitet prej 6 milionë eurosh për të mos e aktivizuar klauzolën e blerjes së detyrueshme. Sancho ishte huazuar nga Manchester United në fillim të sezonit me një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh, të cilën Chelsea kishte planifikuar fillimisht ta aktivizonte. Por, për shkak të mospajtimeve me lojtarin, marrëveshja përfundimtare nuk u arrit dhe londinezët vendosën të tërhiqen, duke paguar dënimin financiar të parashikuar në kontratë.
Në një mesazh emocional drejtuar tifozëve, Sancho shkruan:
sfidanti.al