Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Serbisë. Grupi ishte i plotë, me përjashtim të Rey Manajt, i cili mungoi për shkak të një gjendjeje gripale. Futbollistët që nuk morën pjesë në stërvitjen e mëparshme, u rikthyen në fushë dhe punuan normalisht. Seanca përfshiu ushtrime taktike që do të ndihmojnë stafin për të përcaktuar formacionin titullar. Takimi ndaj Serbisë do të luhet të shtunën në “Arenën Kombëtare” dhe ka rëndësi të veçantë në kuadër të grupit kualifikues për Botërorin 2026. Serbia është një rival direkt për vendin e dytë që siguron pjesëmarrje në fazën play off. Shqipëria ka grumbulluar tre pikë në dy ndeshjet e para. Objektivi është fitorja, duke shfrytëzuar edhe faktorin fushë dhe praninë e tifozëve.
sfidanti.al