Zherar Pike ka një sëmundje misterioze, si quhet virusi…

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherar Pike, vuan nga një sëmundje misterioze. Futbollistët e ekipit katalonjas ishin të lirë të hënën dhe të martën e kaluar, por Pike nuk u stërvit as të mërkurën dhe të enjten. Ai u shfaq në stërvitje të premten (dje), por nuk mori pjesë në të. Në klub, thonë se ai nuk ndjehet mirë, por nuk përcaktohet saktë se çfarë ka, kështu që mediumet shkruajnë se ai ka një sëmundje misterioze. Thuhet se Pike ka probleme me një lloj virusi. Ka shumë mundësi që Pike të mos luajë në ndeshjen e së dielës me Las Palmasin. Sa për kujtesë, Barcelona dhe Reali ndodhen në një garë “për vdekje” për titullin e kampionit të Spanjës, kështu që çdo ndeshje që ka mbetur, është e rëndësishme.

Sfidanti.al