Kylian Mbappé është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Europës për sezonin 2024/25. Me 31 gola në La Liga dhe 62 pikë të grumbulluara, ‘ylli’ francez i Real Madridit ka fituar për herë të parë në karrierë çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë”. Ky trofe kurorëzon një sezon të që faktikisht i mbyll pas suksese kolektive në debutimin e tij me fanellën e bardhë, por duke lënë gjurmë të menjëhershme në futbollin spanjoll dhe atë europian. Mbappé pati rivalitet të fortë nga Viktor Gyökeres, i cili shënoi plot 39 gola në kampionatin portugez. Megjithatë, për shkak të koeficientit më të ulët të ligës portugeze (1.5 pikë për gol), sulmuesi suedez mblodhi 58.5 pikë, më pak se Mbappé, që përfitoi nga vlera më e lartë e La Ligës (2 pikë për gol).
Gara u mbyll përfundimisht në ndeshjen ndaj Real Sociedad-it, ku Mbappé shënoi dy gola dhe u shkëput në krye. Mohamed Salah ishte i vetmi që mund ta sfidonte, por për të fituar i duheshin katër gola në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace. Ai shënoi vetëm një herë, duke përfunduar me 29 gola dhe 58 pikë. Në total, Mbappé ka shënuar 43 gola këtë sezon me Real Madridin në të gjitha garat, një rekord absolut për një lojtar debutues te “Los Blancos”. Me këtë arritje ai ka lënë pas legjenda si Iván Zamorano (37 gola) dhe Cristiano Ronaldo (33 gola në sezonin e parë). Fitimi i “Këpucës së Artë” është vetëm fillimi i asaj që duket të jetë një epokë e re e lavdishme për të dhe për Real Madridin.
sfidanti.al