De La Fuente publikon listën, rikthim i madh te Spanja

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka publikuar listën për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Francës, që do të luhet më 5 qershor.

Risia e madhe është rikthimi i Iscos, i cili mungonte nga përfaqësuesja që prej vitit 2019. Sezoni i tij shumë i mirë me Betis, me 12 gola dhe 10 asistime, i ka hapur rrugën për t’u grumbulluar sërish. Një tjetër rikthim është ai i mesfushorit Gavi, që mungonte për shkak dëmtimi që prej 2 vitesh.

Lista përfshin edhe emra të rinj si Pau Cubarsí dhe Dean Huijsen. Në përbërje nuk mungojnë lojtarë të konsoliduar si Unai Simón, Pedri, Morata, Nico Williams dhe Lamine Yamal. Fituesi i ndeshjes ndaj Francës do të luajë në finalen e 8 qershorit ndaj Gjermanisë ose Portugalisë.

sfidanti.al