Pas sigurimit të kualifikimit në Champions League, trajneri Igor Tudor ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Juventus me deklarata që pasqyrojnë një përplasje mes vizionit të tij dhe drejtimit të klubit. Brenda klubit është diskutuar prej kohësh rikthimi i Antonio Contes dhe pritet që gjithçka të finalizohet sapo ai të zyrtarizojë largimin nga Napoli. Parashikohet që vendimi përfundimtar të merret brenda javës. Conte pritet të marrë drejtimin me mbështetje të plotë nga drejtuesit, duke përfshirë dhe kthimin në role të ndryshme të figurave si Chiellini, Bonuçi dhe Barzagli. Projekti i ri ka synim të qartë: rikthimin e Juventusit në garë për trofe madhorë. Tashmë gjithçka varet nga zgjidhja e situatës mes Conte dhe De Laurentiis.
sfidanti.al