Cristiano Ronaldo ka dhënë sinjale largimi nga klubi i Ligës Profesionale Saudite, Al Nasr, pasi kontrata e tij përfundon më 30 qershor të këtij viti. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, ai ka lënë të nënkuptuar largimin nga klubi të cilit iu bashkua në vitin 2022. “Ky kapitull është mbyllur. Historia? Është ende duke u shkruar. Mirënjohës të gjithëve”, shkroi portugezi. Ronaldo u bashkua me Al Nasr në janar 2023 pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e atëhershëm të Mançester Junajtid, Erik ten Hag. Ai u transferua në Arabinë Saudite me një kontratë rekord prej 200 milionë eurosh në vit deri në 2025-ën, që është kontrata më e madhe e futbollit për një lojtar në histori. Megjithatë, legjenda 40-vjeçare portugeze ka pasur vështirësi të fitojë trofe të mëdhenj me klubin, duke dështuar të fitojë ligën saudite ose Ligën e Kampioneve të AFC në Lindjen e Mesme.
sfidanti.al