Gabriel Ramaj ishte mes emrave në listën e bërë publike nga Alban Bushi, për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë U-21, ndaj Hungarisë dhe Turqisë. Mbrojtësi në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Italisë, por ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi. FIFA ka dhënë dritën jeshile për ndryshimin dhe 19-vjeccari i Atalantës në të ardhmen mund të luajë për Shqipërinë. Talenti numëron minuta me Italinë U-16, U-17, U-18 dhe U-19. Në anën tjetër ka luajtur edhe me Shqipërinë U-17. Shqipëria U-21 do të përballet me Hungarinë fillimisht në transfertë, më 5 qershor ora 19:30. Më pas përballja tjetër do të jetë ndaj turqve në Turqi, më 8 qershor ora 19:00.
sfidanti.al