Plot 90 vite pritje, klubi i njohur fiton titullin kampion

Royal Union Saint-Gilloise është shpallur kampione e Belgjikës për herë të parë pas 90 vitesh. Klubi nga Brukseli siguroi titullin e 12-të në historinë e tij, me të fundit që datonte në vitin 1935. Në javën e fundit të kampionatit, Union SG mposhti Gentin me rezultatin 3-1. Ndërkohë, rivalët e Club Brugge barazuan ndaj Antwerp-it, duke i dhënë fund garës për titullin. Trajneri Sébastien Pocognoli udhëhoqi skuadrën drejt këtij suksesi pas një sezoni të qëndrueshëm. Golat e fitores u shënuan nga David (dy) dhe Ivanovic. Me këtë rezultat, Union SG rikthehet në qendër të futbollit belg pas një periudhe të gjatë mungese.

sfidanti.al