Napoli shpallet kampion i Italisë

Napoli është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2024-2025, duke fituar titullin në javën e fundit të kampionatit.

Skuadra e Antonio Contes triumfoi 2-0 ndaj Cagliarit, falë golave të McTominay dhe Lukakut. Ndeshja u dominua nga të kaltrit, të cilët dhanë maksimumin për të siguruar fitoren vendimtare. Pas një sezoni të vështirë dhe të luftuar, Napoli la pas Interin me vetëm një pikë diferencë.

Napolitanët e mbyllën sezonin me 82 pikë, ndërsa Interi me 81 pikë, pavarësisht fitores 2-0 të zikaltërve ndaj Comos.

Ky është titulli i katërt në historinë e klubit të Napolit. Festa në stadium dhe qytet ishte madhështore, me tifozët që e kishin pritur këtë moment me padurim. Vlen të përmendet se trajneri Conte, e ka fituar titullin në Itali me tre skuadra të ndryshme: Juventus, Inter dhe Napoli.

Në krahun tjetër, pas Kupës, Interi dështon në një tjetër objektiv, ndërsa mbetet vetëm Champion League, aty ku përballen me PSG-në.


sfidanti.al