Përjetoni Europianin historik në vendin e shqiponjave! Kështu shkruhet me gërma të stërmëdha në stadiumin “Arena Kombëtare”, me rastin e kampionatit europian të 17 vjeçarëve që po bëhet. Europian historik? Vendi i shqiponjave? Nga ajo që po ndodh në të vërtetë, historik është për shefat dhe jo për futbollistët e vëgjël. Sa për vendin e shqiponjave, këtë e mësuam kur në një ndeshje të Kombëtares, në kohën e Lorik Canës, bitisëm me qira një shqiponjë nga Lacio…sepse tonat nuk zbrisnin dot nga malet! !
Ajo që ka ndodhur me të vërtetë është historike! Jo, jo nuk e kemi fjalën për 8 golat që kemi pësuar në dy ndeshjet e para , por si ndodhi që “brenda natës” , si me magji të Nadirit të futbollit, u mbushën stadiumet. Ç’ishte kjo hata ? Kur luanin “ burrat e futbollit”, pra Superliga që sapo mbaroi , stadiumet numeronin më pak tifozë se në kohën e Covidit, sapo shfaqen fëmijët europianë të futbollit, …”memecit e erdhi goja”!
Si zbrazen stadiumet kur luajmë vetë ? Si mbushen stadiumet kur luajmë me të huajt? Ajo që ka ndodhur është “magjike”; në stadium janë dyndur akademitë, gjithë shoqatat të cilat janë “gomonet e sistemit”, dhe gjithë farefisi i futbollit . Po prapë si u mbushka stadiumi? Janë parë trajnerë, tamam si mësues shkolle, që merrnin mungesat në stadium, sikur ishin në klasë dhe mjerë ata që mungonin në “votimin” për europianin historik…
Sfidanti. al