Tirana për “pazar” te Vllaznia, përplaset në merkato me Partizanin

Tirana ka nisur të lëvizë, ndonëse merkato nuk është hapur ende. Bardheblutë për momentin janë të fokusuar te lojtarët që janë pa kontratë.

Klubi ka tentuar të marrë dy nga lojtarët kryesorë të Egnatias, Albano Aleksin dhe Arbin Zejnullain, me oferta konkrete. Megjithatë Aleksi ka njoftuar tashmë se ka firmosur me kampionët për një sezon tjetër, duke i mbyllur përfundimisht derën Tiranës.

Gjithashtu skuadra kryeqytetase, është e interesuar për disa lojtarë të Vllaznisë pa kontratë, si Esat Mala, Ardit Krymi, Ardit Deliu dhe Melos Bajrami. Për Malën, që ka pasur një sezon të mirë, konkurrenca vjen edhe nga Partizani dhe Egnatia. Tirana është gjithashtu në bisedime me portierin e Rabotniçkit, Igor Aleksovski, i cili pritet të bashkohet me skuadrën pas përfundimit të kontratës në qershor. Aleksovski ka qenë titullar në 32 ndeshje këtë sezon. Klubi bardheblu po ndjek me kujdes situatat kontraktuale për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.


sfidanti.al