Egnatia është në prag të rinovimit të kontratës me mesfushorin Albano Aleksi. Palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.
Më herët, bisedimet kishin ngecur për shkak të termave financiarë, por duket se është gjetur konsensus. Lojtari aktualisht ndodhet me pushime jashtë vendit dhe firmosja pritet të ndodhë pas rikthimit të tij. Aleksi ka qenë pjesë kyçe e skuadrës në dy sezonet e fundit, periudhë në të cilën Egnatia fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në futbollin shqiptar.
Në sezonin e fundit, ai mbajti edhe shiritin e kapitenit. Përfundimi i kontratës së tij kishte ngjallur interesim nga skuadra të tjera. Megjithatë, Aleksi pritet të vijojë të jetë pjesë e kampionëve të Shqipërisë.
sfidanti.al