Tottenham është fitues i Europa League për sezonin 2024-2025. “Spurs” triumfuan minimalisht në finalen e madhe ndaj një tjetër skuadre angleze, Manchester United. Vendosi një gol i shënuar nga Johnson në fundin e pjesës së parë, për t’i dhënë trofeun londinezëve. Trajneri Ange Postecoglu konfirmon atë që kishte thënë më parë, se në sezonin e dytë fiton gjithmonë trofe. Në krahun tjetër, Manchester United vulos dështimin e këtij sezoni.
sfidanti.al