Tefik Osmani u largua pak ditë më parë nga Vllaznia, aty ku prej 18 muajsh mbante rolin e drejtorit sportiv. Klubi shkodran njoftoi mbylljen e bashkëpunimit, pas përfundimit të kontratës. Megjithatë, duket se Osmani nuk do të qëndrojë për shumë gjatë pushim. Mësohet se ai do të jetë drejtori i ri sportiv te Flamurtari, skuadër, e cila sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore. Marrëveshja është shumë afër dhe pritet vetëm finalizimi i saj. Osmani dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, kanë qenë prej kohësh në bisedime dhe gjithçka duket në rrugën e duhur.
sfidanti.al