Trajneri italian, Gennaro Gattuso, pritet të drejtojë ndeshjen e fundit në shtëpi me Hajduk Split këtë fundjavë ndaj HNK Rijeka-s, ndonëse ka ende një vit kontratë me klubin kroat. Gattuso ka vendosur të largohet në fund të sezonit, pavarësisht se kjo përballje do të luajë një rol vendimtar për titullin kampion, pasi Rijeka aktualisht kryeson renditjen me një pikë më shumë se Dinamo e Zagreb, vetëm dy javë para fundit të kampionatit.
Në konferencën për shtypin, trajneri 46-vjeçar deklaroi:
“Kjo ndoshta do të jetë ndeshja ime e fundit në stadiumin ‘Poljud’. Kam ende një vit kontratë, por po punojmë që të largohem në fund të sezonit. Për sa i përket një kompensimi për largimin, nuk do ta pranoj. Nuk e meritoj. Do të marr vetëm atë që më takon me të drejtë, sepse për mua paraja nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishme.”
sfidanti.al