Manchester City ka shfaqur interes konkret për mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders. Klubi anglez, po shqyrton mundësinë për të bërë një ofertë të rëndësishme për kartonin e futbollistit holandez, të cilin trajneri Guardiola e sheh si një profil të përshtatshëm për rolin e mesfushorit të avancuar në skemën e tij taktike. Thuhet se Manchester City është i gatshëm të ofrojë më shumë se 50 milionë euro për Reijnders, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që oferta të arrijë deri në 70 milionë euro. Një operacion i tillë mund të konkretizohet në muajin qershor, gjatë fazës së parë të merkatos verore, përpara se të nisë Kupa e Botës për Klube, kompeticion në të cilin City do të marrë pjesë. Nëse oferta do të formalizohet, vendimi përfundimtar do t’i kalojë Milanit dhe vetë lojtarit. Reijnders ka rinovuar kontratën me klubin italian deri në vitin 2030, çka i jep Milanit njëfarë force në negociata.
sfidanti.al