Broja ndiqet nga fati i keq, Chelsea me vendim të prerë

E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Armando Broja vazhdon të mbetet e paqartë edhe në fundin e këtij sezoni futbollistik. Pas një huazimit tek Evertoni, ku nuk arriti të kishte impaktin e pritur, lojtari do të rikthehet në klubin që zotëron kartonin e tij, Chelsea. Broja u transferua tek Evertoni në merkaton e verës së kaluar, në një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Megjitatë dëmtimet e shumta, nuk e lejuan futbollistin kuqezi të arrijë formën optimale dhe si pasojë e kësaj, nuk arriti të lërë shenjë në fushën e lojës. Ai tashmë do të rikthehet te skuadra londineze, aty ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Chelsea nuk dëshiron ta largojë më lojtarin në huazim, por preferon një transferim përfundimtar gjatë merkatos së verës. Klubi londinez ka vendosur të jetë i hapur ndaj çdo oferte konkrete që mund të vijë për sulmuesin shqiptar, me synimin për të mbyllur përfundimisht kapitullin me Brojën.

sfidanti.al