Mourinho në avantazh për stolin e Manchester United

Zhoze Murinjo është emri surprizë i tra jnerit favorit për të zëvendësuar Ruben Amorimin në stolin e Mançester Junajtid. Trajneri 40-vjeçar ka përjetuar një periudhë të tmerrshme që kur mori drejtimin e klubit nga Erik ten Hag në nëntor. Por pas humbjes 2-0 të së dielës ndaj Uest Hemit në “Old Trafford”, e nënta në shtëpi për këtë sezon, që barazon rekordin e të gjitha kohërave, Amorim lëshoi një paralajmërim “bombë”. Trajneri portugez tha se do të largohet, nëse nuk arrin ta ndryshojë situatën e tmerrshme tek Junajtid, i cili renditet në vendin e 16-të në tabelën e Premier Ligës me 39 pikë, kur kanë ngelur edhe dy ndeshje.

Dhe nëse Amorim largohet, Murinjo është në krye të kandidatëve si favorit sipas kompanive europiane të basteve. Sipas “Betfair”, “Special One” është favorit i padiskutueshëm me koeficientin 5 për t’u rikthyer në “Old Trafford” dhe për të marrë përsipër detyrën e bashkëkombësit të tij.

Murinjo, 62 vjeç, ishte trajner i Junajtidit nga maji 2016 deri në dhjetor 2018, ku fitoi Kupën e Ligës dhe Ligën e Europës në vitin 2017, përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Junajtid nuk fitoi një trofe tjetër për gjashtë vjet, deri në Kupën e Ligës 2023, nën drejtimin e Ten Hagut, ndërsa i vetmi trofe i Murinjos që atëherë ka qenë Liga e Konferencës me Romën në vitin 2022. I dyti në listë si favorit është Kieran MekKena, trajneri i Ipsuiçit, ndërsa i treti është ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt.

sfidanti.al