Nuk ka shije më të ëmbël se sa ajo e suksesit të ndërtuar gradualisht dhe në heshtje. Vllaznisë nuk i mjaftoi entuziazmi e as fakti i krenarisë shkodrane sepse prologu i Superiores dhe një vendim logjik. Egnatia mbron titullin me meritë pas një sezoni të menaxhuar në mënyrë perfekte. Menaxhim i forcave, merkato e zgjuar, harmoni totale klub-trajner dhe nkë tifozeri model. Egnatia triumfoi në mënyrën më natyrale të mundshme duke interpretuar me pjekuri një sezon të gjatë dhe pa emocione dy finalet e fundit. Edlir Tetova ka meritën e një menaxheri modern, duke mos bërë vetëm trajnerin dhe ky është çelësi i suksesit të rrogozhinasve. Një klub modern që të mëdhenjtë duhet ta marrin shembull sepse në futollin sot, më shumë vlen ideja se sa fanella.
Nga Pirrp Bardhyli